Logo

PROJEKT PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Human rights support project

Meny kryesore
Faqja e pare
Per ne
Aktuale
FAQ
Pres
Aktivitete
Fotografi
Publikime
Na pyesni
Vende pune
Kontakt
Linqe
MPB
Avokati i popullit
MRLC
Drejtesi
Syndicate
Mirë se erdhët
Qëllimi i projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut (PPDNj) është të sigurojë këshillim juridik falas të viktimave të sjelljes jo të drejtë policore, të cilët kërkojnë ndihmë gjatë paraqitjes së ankesave zyrtare nëpërmjet mekanizmave të disponueshme të ndryshme administrative dhe juridike.
 
Cilat janë të drejtat tuaja?

Të drejta bazë të njeriut gjatë k0ontakteve me policinë

Lexoni përmbajtjen...
 
Sanksionimi I Rasteve Të Abuzimeve Policore

Nëse fiton dajak ose je i ofenduar dhe i keqtrajtuar nga qytetar rastin me siguri do ta paraqesësh në polici. Ato sipas ligjit janë kompetent t’i mbrojnë të drejtat e tua. Për çfarë nëse të drejtat e tua janë shkelur nga policia? Ku të drejtohesh?

Lexoni përmbajtjen...
 
NDIHMË JURIDIKE FALAS
Nëse mendoni se u janë shkelur të DREJTAT
nga POLICIA

Nëse mendoni se POLICIA i ka tejkaluar
autorizimet e veta

PARAQITUNI në numrin e telefonit pa pagesë

0800 11 333

dhe merrni NDIHMË JURIDIKE FALAS


PROJEKTI PËR PËRKRAHJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT
 
Spektakulariteti kundrejt efikasitetit
Monday, 22 February 2010
E marte, 27 Tetor 2009
Me 07.10.2009 u mbajt nje tryeze e rrumbullaket e organizuar nga PPDNJ ne te cilen folen Znj Stojanka Mirceva nga Qendra per te drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e konflikteve e cila foli per kompetencat e policise ne fushen e informimit publik dhe mediat, Zonja Snezhana Lupevska - gazetare i cila iu referua ceshtjes se si mediat i percjellin informatat per efikasitetin e policise dhe luftes kunder krimit te organizuar, zonja Margarita Caca Nikolovska, ish-gjyqtare e Gjykates Evropiane per te Drejtat te Njeriut e cila iu referua ceshtjes se kufirit te lirise ne lidhje me informimin mbi te drejtat e njeriut dhe zonja Marijana Marushiq – Drejtoreshe e Drejtorise per Mbrojtjen e te Dhenave Personale, e cila e shpjegoi rolin e Drejtorise ne rastet e shkeljes ose keqperdorimit te kompetencave te institucioneve shteterore ose mediave. Ne tryezen e rrumbullaket pervec perfaqesuesve te shoqerise civile moren pjese edhe pefraqesuses dhe eksperte nga publiku, Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtesise.

 
Lexoni përmbajtjen...
 
Kumtesë për mediumet 07.10.2008
Wednesday, 29 October 2008
Shoqatat e qytetarëve Koalicioni “Të gjithë për gjykime të drejta” nga Shkupi, Forumi për të drejtat e Romëve Arka nga Kumanova, Qendra për zhvillim demokratik nga Tetova, Qendra për iniciativë qytetare nga Prilepi dhe Izbor nga Strumica të cilat së bashku e implementojnë Projektin për përkrahjen e të drejtave të njeriut të viktimave të keqtrajtimit policor, i dënojnë ashpër dy rastet e fundit të torturës policore dhe sulmit ndaj qytetarëve në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë, të cilat u prezantuan në lajmet e më tepër shtëpive mediale nacionale.
Lexoni përmbajtjen...
 
Lajme
Wednesday, 29 October 2008

Më 26.06.2008 u mbajt Pres Konferencë me rastin e ditës ndërkombëtare për mbrojtje të viktimave nga tortura në të cilën Koordinatori i Projektit Anica Tomshiq Stojkovska prezantoi një pjesë nga raporti gjysmëvjetor për të drejtat e njeriut dhe policia si dhe gjendjen rreth torturës së bërë nga ana e nëpunësve policor.

Koalicioni Të gjithë për gjykime të drejta si pjesë e projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut reagoi për arrestimin spektakular të kryetarit të komunës së Strumicës Zoran Zaev si dhe thyerjen e të drejtës së pafajësisë së supozuar nga ana e policisë dhe mediumet në RM.

Më 02.10.2008 Koordinatori i projektit PPDNj dhe Drejtor Ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykime të drejta” e paraqiti projektin para Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretariatit për evrointegrime pranë Qeverisë së RM.

Më 06.10.2008
PPDNj u prezantua në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup.

Më 08.10.2008 u prezantua para OJQ’ve Hera dhe Hops dhe u bisedua për bashkëpunim në pjesën e dhënies të asistencës juridike pa pagesë viktimave të keqtrajtimit policor të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të këtyre dy organizatave. 

Projekti për përkrahjen e të drejtave të njeriut u prezantua edhe në buletinin e parë të Koalicionit “Të gjithë për gjykime të drejta”. Më tepër në www.all4fairtrials.org.mk

 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 4 nga 5
Language
MK | EN
Ankete
A i sanksionon MPB ne menyre adekuate rastet e keqperdorimeve policore?
 
Donator
Partnere
(c) 2006 HRSP. All rights reserved.
Powered by [Joomla!]
<