|
Trajnim për Gjyqin Evropian për të drejtat e njeriut |
|
|
|
Wednesday, 29 October 2008 |
|
Më 27 dhe 28 maj 2008 u mbajt Trajnim për Gjyqin Evropian për të
drejtat e njeriut në të cilin morrën pjesë këshilltarët juridik të
Projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut: Mihail Gotovski nga
Koalicioni Të gjithë për gjykime të drejta, Boris Gudev nga Izbor,
Talija Baboska nga Qendra për iniciativa qytetare, Bekim Nuhija nga
Qendra për zhvillim demokratik, Feat Kamberovski nga Forumi për të
drejtat e Romëve – Arka, si dhe koordinatori i projektit PPDNj Anica
Tomshiq Stojkovska.
Më 27.05.2008 ligjëratë mbajti Mr. Ilina Cenevska – Asistent në
Fakultetin Juridik në Shkup e cila dha shpjegime për Konventën për të
drejtat e njeriut në të cilën bazohet Gjyqi në Strazbur, mënyrën e
funksionimit të Gjyqit Evropian, lejimi i vendosjes si dhe obligimi i
shteteve në pjesën e respektimit të vendimeve dhe verdikteve nga ana e
gjyqit.
më 28.05.2008 ligjëratë mbajti Avokati Trajçe Torov nga Shtipi i cili
pjesëmarrësve ju shpjegoi procedurën për aplikim, mënyrën e plotësimit
të aplikacionit, mundësi për ndihmë juridike pa pagesë pranë Gjyqit në
Strazbur si dhe theks të veçantë rasteve të cilat kanë të bëjnë me
nenin 3 të Konventës e cila i përfshin pjesët për torturë dhe sjelljet
tjera çnjerëzore.Â
Trajnimi u realizua në Shkup, hotel Vodno.
|