|
Numri i rasteve të raportuara të keqtrajtimeve policore gjatë vitit 2009 është rrit me pothuajse 16 përqind karahasuar me vitin 2008. Keqtrajtimi policor edhe pëkundër parashtresave nga qytetarët, trajtohet ne mënyrë joefikase nga ana e Prokurorisë Publike, ndërsa në të njetën kohë, gjykatat zgjatin procedurat e zgjedhjes së rasteve me vihet në pyetje gjykimi brenda kohës së arsyeshme. Këtë e tregon analiza juridike "Efikasiteti në mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë tejkalimit të kompetencave të policisë", i cili u prezantua dje në OJQ Infoqendra.
Nga krejt 42 rastet e paraqitura, në 21 prej tyre qytetarët janë ankuar për tejkalim të tepruar të forcës, në 5 raste për maltretim gjatë ushtrimit të punës, në 2 raste për sjellje fyese dhe degraduese, ndërsa në 6 raste për sjellje joprofesionale ose të paligjshme nga policia.
Mosveprim në marrjen e masave për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve është vrejtur në 4 raste, në 2 raste është vrejtur sjellje e paligjshme gjatë kërkimit të shtëpisë dhe të personit, ndërsa në 2 raste keqpërdorim i detyrës.
Projekti u implementou nga shoqatat qytetare: "Qendra për zhvillim demokratik" nga Tetova, "Forumi për të drejtat e romëve - Arka" nga Kumanova, "Qendra për iniciativa qytetare" nga Prilepi, "Izbor" nga Strumica dhe koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" nga Shkupi.
Projekti në vitin 2009 ishte i mbështetur nga Fondacioni Instituti Shoqëria e Hapur - Maqedonia dhe Fondi për Viktimat e Torturës pranë OKB-së dhe vazhdon të zbatohet edhe në vitin 2010 me mbështetjen e UE-së (E-reporter).
Burimi: Утрински весник, 24.02.2010
|