|
24 Shkurt, 2010
Në kuadër të projektit për përkrahje të të drejtave të njeriut, sot u promovua analiza juridike për vitin 2009 "Efikasiteti në mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjatë tejkalimit të autorizimeve policore". Projekti implementohet bashkërisht nga shoqatat qytetare: "Qendra për zhvillim demokratik" nga Tetova, "Forumi për të drejtat e romëve - Arka" nga Kumanova, "Qendra për iniciativa qytetare" nga Prilepi, "Izbor" nga Strumica dhe koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" nga Shkupi.
Analiza juridike vjetore është përgatitur në bazë të ndihmës së dhënë juridike falas qytetarëve të cilët konsiderojnë veten si viktima potenciale të keqtrajtimeve policore ose të torturës. Në periudhën prej 1 nëntori të vitit 2008 deri në 31 tetor të vitit 2009, ndihmë juridike falas nga qytetarët është kërkuar në 42 raste, të cilët kanë deklaruar se janë viktima të keqtrajtimeve policore dhe se të drejtat e tyre janë shkelur gjatë tejkalimit të kompetencave policore.
Nga krejt 42 rastet e paraqitura, në 21 prej tyre qytetarët janë ankuar për tejkalim të tepruar të forcës, në 5 raste për maltretim gjatë ushtrimit të punës, në 2 raste për sjellje fyese dhe degraduese, në 6 raste për sjellje joprofesionale ose të paligjshme nga policia, në 4 raste për mosveprim në marrjen e masave për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, në 2 raste të sjelljes së paligjshme gjatë kërkimit të shtëpisë dhe të personit dhe në 2 raste të keqpërdorimit të detyrës. Analiza tregon se është rritur numëri i rasteve të raportuara në krahasim me vitin 2008 (37 raste), gjegjësisht për 15,96 përqind. Shumica e ankesave parashtrohen nga maqedonasit, por vitin e kaluar është rritur numri i ankesave nga romët.
Në shumicën e rasteve, qytetarët ankohen për përdorim të tepruar të forcës, për maltretim në kryerjen e shërbimit dhe për sjellje fyese dhe poshtëruese. Si një zhvillim pozitiv vërehet zvogëlimi i ankesave nga gratë dhepersonat e miturit (në vitin 2009 raportuan 3 të mitur dhe 5 gra) si dhe rritja e bashkëpunimit me Sektorin për Kontrolli të Brendshëm dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë për Punë të Brendshme. Organizatat rekomandojmë që është e nevojshme zbatimi efektiv i hetimeve dhe ndëshkimi i oficerëve të policisë që kanë kryer torturë ose keqtrajtime, të përcaktohet përgjegjësia individuale e oficerëve të policisë me qëllim që të shmanget përgjithësimi si dhe të inicohen ndryshime ligjore për krijimin e një departamenti të veçantë për keqtrajtimet policore në suaza të Prokurorisë Publike.
|