|
Tuesday, 06 April 2010 |
|
Në vitin 2010 vazhdon zbatimi i Projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut. Projekti i cili zbatohet për 6 vjet, këtë vit është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të EIDHR " Forcimi i rolit të shoqërisë civile në promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe të reformave demokratike "në vlerë prej 38,000.00 euro (zbatuar nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë, Forumi për të drejtat të romëve - Arka nga Kumanova dhe Qendra për iniciativa qytetare nga Prilepi) si dhe Fondi për viktimat nga tortura pranë OKB-së, në shumë prej 35,000 $.
Granti UNVFVT siguron ndihmë të drejtpërdrejtë ligjore falas për viktimat potenciale të torturës policore apo keqtrajtimeve policore në territorin e Republikës së Maqedonisë. Përveç partnerëve ekzistues (Koalicioni, Arka, Qendra për iniciativa qytetare, Qendra për zhvillim demokratik dhe Izbor) këtë vit, ndihma juridike falas zgjërohet me përfshirjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm: Ambasada e parë e fëmijëve në botë, Shoqata për të drejtat e romëve nga Shtipi dhe Meseçina nga Gostivari.
Projekti përveç ndihmës juridike falas për viktimat potenciale të torturës policore ose keqtrajtimeve nga zyrtarët e autorizuar, do të organizojë puntori edukative për oficerët e policisë dhe gardianëve në temë "Mekanizmi kombëtar për parandalim në RM dhe respektimi i të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria" dhe do të bëjë vizita në vendet ku personat janë të privuar ose të kufizuar në lirinë e tyre.
|