|
Thursday, 08 July 2010 |
|
E shtunë, 1 Maj 2010
Të ftuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, koordinatorja e projektit për përkrahjen e të drejtave të njeriut do të realizojë një vizitë studimore në Irlandën e Veriut me përfaqësuesit e policisë dhe të sektorit të drejtësisë në periudhën prej 23-28 maj 2010.
Me qëllim të promovimit të mekanizmit nacional preventiv në republikën e Maqedonisë dhe në bashkëpunim me Avokatin e Popullit në periudhën 05-06 qershor 2010 do të mbahet trajnimi i dytë i oficerëve të policisë, ndërsa në periudhën shtator - nëntor do të mbahen edhe dy sesione trajnimi dy-ditor me shërbimet e burgjeve në më tepër burgje të shtetit. Në suaza të mbrojtjes të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në periudhën maj - qershor janë organizuar dy vizita në objektet e burgjeve edhe atë të Shtipit dhe të Shkupit, ndërsa në periudhën shtator-dhjetor do të organizohen vizita në stacionet policore në bashkëpunim me sektorin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale. Në muajin maj do të publikohet raporti periodik i projektit për përkrahje të të drejtave të njeriut në fushën e dhënies së ndihmës ligjore falas për viktimat e keqtrajtimeve policore ose të torturës.
|